Gjatë debatit në Kuvend për projektligjin që prek studentët e <jekësisë, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla iu referua Sali Berishës si mjekun varkëtar të Enver Hoxhës. Në përgjigje të tij, Berisha tha se nuk e ka vizituar kurrë dhe e kërcënoi që të mos e teprojë me deklaratat ose do i nxjerrë një histori që nuk është treguar më parë.
“Parafolës është një person që përfaqëson këtu klanet më të rrezikshme të vendit. Është një person i cili në dosjet e prokurorisë figurojnë dhjetëra kilometra të tëra telefonatash me vrasës trafikantë, përdhunues etj.
Asnjëherë mos prisni kurrë që kjo rracë e shpifur që ka pushtuar parlamentin të mendojë ndryshe. Tani meqë e përmende atë xhaxhin tënd po ta them, se kam vizituar kurrë se nuk ka kërkuar. Po vazhdove do tregoj historinë kur sekretari të nxirrte te qershia. Po e teprove ta them. Mos më nxit”, tha Berisha.
