Pas kryeministri Edi Rama dha lajmin, janë zbardhur 13 marrëveshjet që pritet të firmosen mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës ditën e sotme. Marrëveshjet janë firmosur nga pala shqiptare dhe pritet që të kundërfirmosen nga pala kosovare. Kryeministri Edi Rama njoftoi se ato i janë dërguar Ministrisë së Jashtme të Kosovës. Tashmë, kreu i qeverisë pret që të konfirmohet edhe takimi bilateral me Albin Kurtin. Gjatë vizitës së sotme në Prishtinë, Rama ka planifikuar një takim bilateral me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

