Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Neritan Ceka rrëfen si i shpëtoi atentatit: Revolverin ma vunë mbrapa koke, dëgjova një krismë

23:24 / July 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
neritan ceka 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë emisionit “Opinion”, Neritan Ceka ka rrëfyer se si ndaj tij në vitin 1996 është bërë atentat. Ai tregoi se e kishte pasur pistoletën pas koke, por nuk kishte ndjerë asgjë. Madje Ceka ka qenë me shumë fat.

Autorit nuk i ishte shkrepur arma herën e parë. Ai ishte detyruar që ta mbushte prapë pistoletën dhe herën e dytë qëlloi, por një i ri ia ngriti dorën lart.

Ceka tregoi se vetëm ka dëgjuar krismën dhe personat e tjerë në vendngjarje ia kanë treguar se çfarë ndodhi realisht.

“Pothuajse ka qenë takim. Nuk ishte tamam takim elektoral ishte pas zgjedhjeve të 26 Majit, ajo periudha pastaj ishin zgjedhjet lokale, manipulimi i vitit 1996 dhe situata që po fillonte drejt degradimit. Pati një miting që e penguan, e ndaluan veprimtaritë politike në sheshin Skënderbej. Iu dha opozitës në atë kohë, iu dha fusha e Ali Demit, ku ishte krijuar një lloj kohezioni mes partive politike. Unë mbajta një fjalim në emër të Aleancës Demokratike ku ke qenë dhe ti anëtar i asaj kohe. Që aty pastaj, kur u mbyll mitingu vendosëm që të shkojmë tek Qyteti Studenti për t’i dhënë një mesazh studentëve dhe kaluam nëpër ato rrugicat e ngushta që kalojnë mes atyre lagjeve kaotike.

Por që kur po mbaja fjalimin pashë 3-4 veta që po më shikonin në mënyrë të çuditshme dhe ne i njihnim ata ishin me këto grupet me militantë që zakonisht vinin të veshur keq. Në një moment dëgjova një krisëm. Pastaj më thanë që krisma ishte në fakt shkrepja e dytë. Shkrepja e parë më ishte vënë tek koka nga mbrapa, unë po ecja, nuk i kishte ndezur plumbi, e kishte mbushur prapë revolverin. Tek koka, këtu prapa. Ia ngriti dorën një djalë i ri dhe pastaj e kapën dhe të tjerë, se u shkrep arma e morën armën dhe e rrahën, e lanë aty dhe pastaj e çuan në spital. Armën e hodhën në një ballkon në një shtëpi që ishte aty afër. Unë nuk e ndjeva fare, vetëm kur dëgjova krismën e dytë ktheva kokën dhe ishin në një distancë vetëm 1 metër larg meje. Pastaj ma sqaruan se çfarë kishte ndodhur”, tha Ceka.

atentat Neritan Ceka rrefim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

22:36 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.