Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lajm i mirë për shqiptarët, Italia kërkon 452 mijë punëtorë të huaj në bujqësi dhe disa sektorë të tjerë

13:50 / July 8, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 dcbd094a97442236dbf547f0236d36bb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria italiane ka aprovuar draftin i cili parashikon që në 3-vjeçarin 2023- 2024-2025 të punësojë 452 mijë punëtorë të huaj. Mediat vendase raportojnë se vendimi është marrë për shkak të vështirësive që vendi po ndeshet së fundmi në lidhje me mungesën e krahut të punës në sektorin e bujqësisë dhe të turizmit.

Drafti i cili titullohet “Programimi i fluksit të hyrjes së ligjshme në Itali të punëtorëve të huaj”, parashikon punësimin e 136 mijë të huajve përgjatë vitit 2023, 151 mijë më vitin 2024 e 165 mijë më 2025.

Ekspertët italiane shprehen se vendi ka nevojë për mbi 830 mijë fuqi punëtore e ky draft i hartuar nga qeveria Meloni, përpiqet të jetë një ndihmë për sipërmarrësit e për ekonominë italiane.

Aplikimet e punësimit në Itali do të autorizohen nga organizatat e punës më përfaqësuese në nivel kombëtar që do të merren me mbikëqyrjen e rekrutimin e punëtorëve deri në nënshkrimin e kontratave të punësimit me ta. Përveç dy sektorëve më alarmues për mungesë fuqie punëtorë si turizmi e bujqësia, vendimi i qeverisë italiane parashikon punësime dhe në fushën e asistencës familjare, social-shëndetësore, autotransport mallrash, ndërtim, për figura profesionale si elektricistë e hidraulikë si dhe në kantiere detare.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhuna e shkatërrimi në protestë/ Nga 310 arrestime vetëm 11 në burg e 11 arrest shtëpie, “të gjithë” detyrim paraqitje

19:35 / October 23, 2026

Nafta arrin në 114 dollarë për fuçi/ Rritet sërish, niveli më i lartë që nga maji

16:02 / October 23, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, me 25 nëntor në Bruksel

15:47 / October 23, 2026

Sherri nisi jashtë bilardos, si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has, arrestohet pas ngjarjes

15:42 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.