Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

500 ditë luftime në Ukrainë, mbi 9 mijë civilë të vrarë

15:56 / July 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
uii 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë vënë në dukje një numër të madh të viktimave civile në luftën në Ukrainë, e cila po vazhdon prej 500 ditësh.

Më shumë se 9.000 civilë, përfshirë 500 fëmijë, kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022, tha misioni i OKB-së për të drejtat e njeriut në Ukrainë.

“Sot shënon një fazë të re të zezë në një luftë që vazhdon të shkaktojë humbje të tmerrshme në mesin e civilëve ukrainas,” tha Noel Calhoun, ndihmës shefi i Misionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë, në një deklaratë të lëshuar të premten, në ditën e 500-të që nga fillimi i luftës, më 24 shkurt 2022.

Edhe pse këtë vit numri i viktimave ishte mesatarisht më i ulët se në vitin 2022, ai filloi të rritet përsëri në maj dhe qershor, thanë vëzhguesit.

Në një sulm me raketa në Kramatorsk, në lindje të Ukrainës, më 27 qershor, 13 civilë u vranë, duke përfshirë katër fëmijë.

Larg vijës së frontit në Lviv, në perëndim, dhjetë njerëz u vranë në granatimet herët në mëngjesin e së enjtes, në atë që kryebashkiaku e quajti sulmin më të madh në infrastrukturën civile që nga fillimi i pushtimit.

Në atë sulm, 42 persona u plagosën, duke përfshirë tre fëmijë, sipas një raporti të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës të publikuar të premten.

UNESCO njoftoi se ky sulm ishte gjithashtu i pari në një zonë të mbrojtur nga Konventa për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore dhe se në të u dëmtua një ndërtesë historike.

Qytetet Buça, në veri të vendit jo shumë larg Kievit, dhe Mariupol në juglindje, janë bërë simbole të sulmeve të vitit 2023, për të cilat Rusia akuzohet për krime lufte dhe gjenocid./ Rel

te vrare Ukrainë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.