Lundroi me gomone afër perimetrit të sigurisë, duke cenuar sigurinë e pushuesve, bllokohet mjeti lundrues.
Pronari i mjetit lundrues ndëshkohet me 2 masa administrative, me vlerë totale 110 000 lekë të rinj, për lundrim në zonë të ndaluar dhe mungesë dokumentacioni.
Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në zbatim të planit të masave të hartuar nga Policia e Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, në veçanti për kontrollin e mjeteve lundruese, pas marrjes së njoftimit për një mjet lundrues gomone që po lundronte në zonë të ndaluar, në Ksamil, kanë ushtruar menjëherë kontroll dhe më pas kanë bllokuar mjetin lundrues gomone në SPK Port Sarandë.
“Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjitha zonat bregdetare, ndaj apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të lundrojnë vetëm në zonat e përcaktuara për mjetet lundruese, që të mos cenojnë sigurinë e pushuesve.”
