Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U raportua e humbur në plazhin e Spillesë, gjendet nga policia 3-vjeçarja

20:43 / July 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një fëmijë 3 vjeçe e cila ishte raportuar e humbur në plazhin e Spillesë është gjetur nga policia e shtetit. Sipas policisë gjetja e fëmijës u kryer brenda pak minutave.

“Gjendet brenda pak minutave nga Skuadra e Njësisë Policore Detare që monitoron vijën bregdetare në qarkun Durrës, një e mitur 3 vjeçe që u raportua e humbur nga prindërit e saj, në plazhin e Spillesë.

Policia Kufitare e Qarkut Durrës në bashkëpunim me Skuadrat e Njësisë Policore Detare që operojnë në qarkun Durrës, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe ardhjes në ndihmë të qytetarëve dhe pushuesve në nevojë, rreth orës 17:00 kanë marrë njoftim nga një shtetas nga Elbasani, i cili po pushonte me familjen në plazhin e Spillesë, se vajza e tij 3-vjeçare kishte humbur kontaktet me prindërit dhe nuk po e gjenin dot.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe patrullat tokësore, menjëherë kanë nisur kontrollin përgjatë vijës bregdetare dhe si rezultat i monitorimit të vijës bregdetare nëpërmjet Jet Ski, brenda pak minutave bënë të mundur lokalizimin e 3-vjeçares që lëvizte e vetme përgjatë vijës bregdetare.

Punonjësit e Policisë kanë shoqëruar 3-vjeçaren tek prindërit, të cilët falënderuan Policinë për reagimin e menjëhershëm për gjetjen e saj.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se ka marrë të gjitha masat për të garantuar rendin e sigurinë përgjatë gjithë vijës bregdetare, me patrulla nga toka dhe deti, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë për pushuesit, vizitorët e turistët.”- njofton policia.

3 vjecarja gjendet spille
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.