Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA, ligjvënësit demokratë të shqetësuar mbi dërgimin e bombave thërrmuese në Ukrainë

23:39 / July 9, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
senati amerikan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Senatori demokrat Tim Kaine dhe ligjvënësja demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Barbara Lee ngritën këtë të diel shqetësime lidhur me vendimin e administratës së Presidentit Joe Biden për ta furnizuar Ukrainën me bomba thërrmuese në luftën e saj kundër agresionit rus.

Të shtunën, Shtetet e Bashkuara njoftuan furnizimin e Ukrainës me bombave thërrmuese, armë të ndaluara nga mbi 100 vende, si pjesë e një pakete të re ndihme ushtarake me vlerë 800 milionë dollarë, që në total, e çon në më shumë se 40 miliardë dollarë ndihmën ushtarake amerikanë për Kievin, që nga fillimi i agresionit rus në shkurt të vitit 2022.

Grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres kanë ngritur pikëpyetje mbi vendimin e Uashingtonit.

Senatori Kaine tha se ishte shqetësues vendimi i Shteteve të Bashkuara për të dërguar bomba thërrmuese në Ukrainë sepse kjo mund të nxisë edhe vende të tjera që të shmangin konventën ndërkombëtare që i ndalon këto municione.

“Vendimi mund t’i japë dritën jeshile vendeve të tjera që të mos e respektojnë konventën”, tha ai për rrjetin Fox News, duke shtuar se e vlerëson faktin që administrata e Presidentit Biden i ka marrë parasysh rreziqet.

“Këto bomba nuk do të përdoren kundër civilëve rusë”, tha zoti Kaine, anëtar i Komisionit të Senatit për Shërbimet e Armatosura.

Më shumë se 100 vende janë bërë pjesë e një konvente që ndalon përdorimin e bombave thërrmuese. Vendet kanë rënë dakord që të mos i përdorin, prodhojnë, transferojnë apo të kenë rezerva të këtyre bombave. Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Ukraina nuk e kanë nënshkruar këtë konventë.

Bombat thërrmuese përmbajnë një numër të konsiderueshëm ‘bombash më të vogla’ që përhapen në një zonë të gjerë. Bombat të cilat nuk shpëthejnë, por mbeten në terren, paraqesin rrezik për dekada të tëra.

Ligjvënësja demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Barbara Lee i bëri thirrje administratës së presidentit Biden që ta rishqyrtoj vendimin.

“Bombat thërrmuese nuk duhen përdorur kurrë. Ata po e kapërcejnë limitin”, tha ajo për rrjetin CNN të dielën, duke shtuar se me këtë vendim Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të humbasin “rolin e tyre udhëheqës për respektimin e parimeve”.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby e mbrojti vendimin.

“Jemi të ndërgjegjshëm mbi shqetësimet për dëme mbi civilët apo se bomba të pashpërthyera mund të dëmtohen civilë apo fëmijë. Por këto municione do të jenë një ndihmë e dobishme në luftime”, tha ai në një intervisë për rrjetin ABC.

Ndihma për Ukrainën përballë agresionit rus është mbështetur kryesisht nga të dy partitë politike në Shtetet e Bashkuara.

Aministrata e zotit Biden dhe shumë ligjvënës amerikanë të Partisë Republikanë dhe Partisë Demokrate e kanë mbrojtur vendimin për të dërguar këto municione të diskutueshme në Ukrainë, duke thënë se përdorimi i tyre do të përshpejtojë kundërsulmin e ndërmarrë nga Kievi.

Ligjvënësi republikan në Dhomën e Përfaqësuesve, Michael McCaul, i cili drejton Komisionin për Çështjet e Jashtme, tha se kundërsulmi i Ukrainës ka qenë i ngadaltë dhe se përdorimi i bombave thërrmuese do të ketë një ndikim domethënës në luftimet e ukrainasve.

“Përdorimi i tyre do të ketë një ndikim të madh, do të ndryshojë mënyrën si po zhvillohen luftimet. Jam shumë i kënaqur që më në fund adminsitrata vendosi të ndërmarrë një hap të tillë”, tha ai për rrjetin CNN këtë të diel.

ligjvenesit SHBA ukraina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.