Kjo një dietë ndihmon për të rënë në peshë por edhe për t’u pastruar dhe ndihmuar organizmin të rigjejë vitaminat dhe kripërat minerale të cilat jo gjithmonë ne i gjejmë në ushqimin tonë të përditshëm. Rënia në peshë është e garantuar, por mbi të gjitha trupi do të fitojë freski dhe do të pastrohet nga toksinat e akumuluara. Në këtë javë nuk përdoret mishi i kuq dhe ushqimet e rënduara me yndyrna. Të domosdoshme në sallatë janë lëngu i limonit dhe vaji i ullirit.
E hënë
Mëngjes-një frut, çaj mali, dy biskota pa shumë sheqer
Drekë-sallatë jeshile me një lugë të vogël vaj ulliri dhe lëng limoni, 50 gr oriz
Pasdite-një gotë me lëng portokalli
Darkë-perime të pjekura dhe supe
E Marte
Mëngjes-qumësht me dy biskota, një frut
Drekë-sallatë jeshile, 60 gr spagetti një frute
Pasdite-kafe me dy biskota
Darkë-sallatë jeshile dhe peshk ton, një fetë buke e thekur dhe një mollë jeshile
E Mërkurë
Mëngjes-Çaj jeshil me dy biskota dhe nje frut
Drekë-Fasule dhe sallate me lakra të zjera dhe të përgatitura me vaj, limon e hudhra
Pasdite-Ananas
Darkë-Supe me perime
E enjte
Mëngjes-Lëngu i tre portokalleve dhe gjysmë limoni dhe dy biskota
Drekë-Sallate me rukole dhe sallatë jeshile dhe një hamburger vegjetal , d.m.th pa qofte përgatitur në shtëpi në tost
Pasdite-Lëng portokalli
Darkë-Supe me limon dhe rrush
E premte
Mëngjes-Kos frutash dhe një frut
Drekë-Sallate, burani me dy veze të ziera
Pasdite-Leng portokalli
Darke-Karçofë të ziera dhe 50 gr makarona me salce domateje
E shtunë
Mëngjes-Çaj mali me tre feta biskote dhe një frut
Drekë-Sallate me fasule të ziera, karota dhe qepe dhe peshk
Pasdite-një kos frutash
Darkë- supe me perime dhe frute
E diele
Mëngjes-Miks frutash dhe çaj mali
Drekë-Sallatë jeshile mish pule dhe fruta
Pasdite-lëng portokalli
Darkë-spinaq i zierë përgatitur sallatë, peshk ton dhe një mollë.