Reperi nga Kosova, Arian Agushi i njohur si Gold Ag, ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të gëzeshëm për të. Ai ka arritur që të diplomohet, duke përmbushur kështu veçanërisht dëshirën e të ëmës, të cilës ia kushton të gjithë suksesin.
‘’Faleminderit kolegëve për dashnin, respektin dhe ndihmën në çdo aspekt. Nanën time mësuese kur u larguam nga Presheva në vitin 1997, kur e pyesnin pse po shkoni në Prishtinë, u thoshte të gjithëve për shkollimin e Arianit.Dëshira e saj gjithmonë ka qenë që unë ta kem një fakultet. Dëshirën e saj e plotësova me diplomim e po e vazhdoj me master. Nanë e di që ty nuk të duhet diploma ime, por unë herët a vonë do t’ia shoh hajrin fjalës tënde. FALEMINDERIT ZOT’’, ka shkruar Ariani.

