Mësoni se si të keni një ndihmë të vlefshme për të parandaluar kollën dhe gripin duke forcuar sistemin imunitar të fëmijëve. Për të luftuar gripin dhe pasojat e tij, në radhë të parë duhet të përmirësoni ushqimin, ai duhet të jetë i pasur me perime dhe fruta sezonale për të marrë minerale dhe vitamina, por edhe kur është e mundur, dieta duhet të integrohetme substanca natyrale që forcojnë mbrojtjen dhe luftojnë viruset dhe bakteret.
Në dimër shtohen sëmundjet gripale, kjo nuk është vetëm prej të ftohtit, por më tepër nga ndryshimet e temperaturave dhe ngaqë qëndroni më gjatë në ambiente të mbyllura, ndoshta të mbushur me njerëz, ku ajri nuk qarkullon shpesh, ku bakteret dhe viruset përhapen me shpejtësi.
Megjithatë, natyra na ndihmon të mbajmë në formë sistemin imunitar dhe të luftojmë shumë sëmundje jo vetëm gripin.
Mos, harroni vitmanina C është shume e mirë, mundohuni ta merni nga fruta, mund të konsumoni lëng portokalli dhe kivi, shumë i dobishëm në rastin e ftohjeve, është edhe rrushi i zi pa fara.
Enzimat e qumështit janë shumë të mira
Mirëqenia e sistemit imunitar varet kryesisht në bilancin e zorrëve dhe kjo është arsyeja pse gjatë ndryshimeve të sezonit, ose kur rreziku i rritjes së infeksioneve virale është më i madh është e këshillueshme të plotësoni dietën me qumësht, Por edhe një gotë kos në mëngjes do të jetë një ndihmë e madhe për ju.
Farat e linit janë shumë të mira për kollën.
Nëse foshnja ka një kollë të vazhdueshme, pas përjashtimit të patologjive ose infeksioneve që ndikojnë në traktin e frymëmarrjes, është një ilaç i gjyshes që është shumë efektiv kur kolla ku kolla nuk e lë armëpushimin, sidomos gjatë natës. Për të përgatitur këtë preparat popullor mjafton që farat e linit t’i bëjmë në formë kremoze dhe më pas me një napë t’i vendosim në gjoks./Tirananes/