Këngëtarja e dashur nga publiku, Xhensila Myrtezaj përmes një video urimi për datëlindjes e vajzës, Ajkës e cila bën 5-vjeçe ka zbuluar edhe se është në pritje të ëmbël. Prej kohësh ka qarkulluar lajmi se këngëtarja është shtatzanë, por vendosi që të zbulojë në këtë mënyrë.
Në video, kushtuar 5-vjetorit të ditëlindjes së vajzës së tyre, Ajkës, Besi duket teksa puth barkun e Xhensilës. Por edhe vetë Xhensila në videon e postuar ka vendosur hashtag-un #4, duke lënë të nënkuptuar se familja e tyre po zgjerohet.
“Masa e gjithçkaje je o Ajka jonë. 5 vite dritë qiellore në sytë tanë,” shkruan ajo.
