Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sherr në Kuvend, Berisha: Ahmetaj ia mbathi si një hajdut ordiner. Gogu: Kërkesa e opozitës boshe

10:55 / July 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PARLAMENT frame 34679 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sherr i madh në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës mbi kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e ish-zvkryeministrit Arben Ahmetaj. Opozita kërkoi që Edi Rama të jetë në sallën e Kuvendit dhe të japë llogari për aferën e inceneratorëve. Sali Berisha u shpreh se Ahmetaj u arratis si një hajdut ordiner vetëm 4 orë para se SPAK-u t’i kërkonte Kuvendit leje për arrestimin e Ahmetajt.

“Ka vjedhur dhe vetëm vjedhur, pasi ka mbushur baulet duke vjedhur Shqipërinë, ia mbath. Ai bën aktin më të turpshëm të një hajduti ordiner. A jeni ju të vetëdijshëm se çdo të thotë kjo për një deputet, për një ministër. Faji kolektiv ekziston në doktrinë. Në vend se të ndalemi të diskutojmë për këtë ngjarje që kalon çdo masë. Një njeri që është vlerësuar si i supersuksesshëm, ikën në mënyrën më të turpshme. 4 orë para se t’i vinte. Mbaroi koha, por nuk mbarojnë kurrë krimet e kësaj qeverie”, tha Berisha.

Deputeti Toni Gogu, i cili foli në emër të grupit dhe mund të jetë ai kreu i ri i grupit parlamentar i PS-së, tha se seanca duhet të vazhdojë normalisht, ndërsa kërkesën e opozitës e vlerësoi si boshe. “Flisni gjithmonë më parë se të flasë drejtësia. Ne dëgjojmë me vëmendje dhe ngaqë dëgjojmë me vëmendje arrijmë të fitojmë. Ne sot dhe me dëshirën më të madhe nuk kemi çfarë të votojmë. Mos na sillni gjëra boshe. Kërkesa jonë është të vazhdojmë me seancën, pasi nuk kemi lëndë”, tha Toni Gogu, deputet i PS.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pagat e drejtësisë/ Balla i përgjigjet Bardhit: I përcakton Kuvendi/ Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave

12:18 / September 8, 2026

Sherr në ‘beach bar’, konfliktohen fizikisht disa persona në Vlorë, ndërhyn policia

11:42 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi i drejtohet Peleshi: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjykatat në kolaps për fajin tuaj

11:37 / September 8, 2026

Zjarret në vend/ 43 vatra zjarri në 24 orë në vend, 11 mbeten aktive/ Mbrojtja: FA dhe zjarrfikësit në terren

11:27 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.