Në mes të tensioneve të forta dhe debatit në Kuvendit, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka folur ashpër ndaj qeverisë “Rama 3”, të cilët i akuzoi si të turpshëm dhe imoral. Ajo tha se zgjedhjet qeveria “Rama 3” i ka fituar me rrahmanët e politikës dhe biznesit.
“Çfarë ndodhi me sistemin që do perfeksionin ju? Sa nga të fortët e politikë dhe në biznes. Unë të isha deputete socialiste do ulja kokën dhe do u kërkoja ndjesë shqiptarëve për 480 mln euro që janë vjedhur dhe ju i mbroni. Sot duhet të fliste edhe ministrja e Fincave që ka qenë drejtoreshë e Tatimeve. Me çfarë fytyre vini këtu dhe na bëni në sërish përgjegjës? Me çfarë morali e argumenti?
Me çfarë lartësie na flet sot Ulsi Manja për zgjedhjet që ka dosjen në prokurori. PS ka fituar me Rrahmanët e polikës dhe biznesit. Sot parlamenti ka një njollë të tmerrshme turpi, e ka pasur politikanët dhe sot e ka Kuvendi.
Sepse sot numri dy në qeveri është arratisur me ndihmën tuaj. Ka ardhur momenti që të ndahen gjërat në politikë. Turp më të madh se e ka mbuluar parlamentin shqiptar e avokatët e korrupsionit më të madh, ato sot duhet të largohen me turp nga ky parlament”,-tha Tabaku.
