Deputeti Arben Ahmetaj, thotë në reagimin e parë se kanë promovuar mercenarët që të shërbenin kundër tij. Sa i takon takimeve me “vipat”, ai thotë se ka pasur kontakte me 100% të bizneseve të vendit. “Unë në punën time në opozitë dhe më pas në qeveri kam pasur kontakte me gati 100 për qind të bizneseve të vendit. Mijëra mengjese pune, dreka pune, darka pune, takime pune kanë dhënë frytet e tyre në politikat e zhvillimit të vendit. Mendimet dhe kontributet e tyre kanë marrë qindra herë formën e nismave ligjore në funksion të zhvillimit të vendit”,-shkruan Ahmetaj.
Pjesë nga reagimi
“Marrjen peng” të bashkëjeteueses time dhe ish-bashkëshortes time, e më pas kontrollet spektakolare të emetuara si të ishin kallëpe të dala nga goja, e banesave, ku lajmi shkonte më parë në media sesa procesverbali në zyrat e institucionit, të qenit një “black falling star” në një media kombëtare që e kam dashur dhe respektuar shumë (meqë ra fjala, dhe lufta në Kosovë dikur zgjati më pak në media se sa emri im servirur nga Spin Doktor/doctors si gjellë e helmuar e përditshme), pastaj disa “falanga” të dala nga kuadri i ligjit që nuhasnin gjurmët e mia. Në shumë vende demokratike ku Spin doctor/doctors nuk do arrijnë të strukturojnë mesazhin kjo quhet “PËRNDJEKJE”. Ka një nen në Kodin penal, ndoshta 121, ndoshta 128.
Ahhh, harrova sesi filloi, me frikën dhe stopimin e 90% të atyre që punoja në nivelet e larta në politikë apo ekzekutiv, e që dikur ndoshta i kam mbështetur e promovuar (me ato mundësi të miat), për të bërë atë që kishim bërë ndër vite, të ishim miq e shokë. I kuptoj që “duhet” të kishin e kenë frikë, ndoshta. Nuk i mirëkuptoj, po e di që ishte gjendur “armiku” që do dimensionohej e ridimensionohej më pas në shumë episode.
Dua të sqaroj qytetarët dhe mbi të gjitha votuesit e mi për çfarë dyshohem, apo siç kanë qejf disa gazetarë opinioniste e politikanë akuzohem: Për njohje të hershme me një njeri, i cili kur unë e kam njohur ka qenë njeri normal e në punen e vet. Nuk e di e s’marr përsipër të bëj gjyqtarin, për çfarë ka bërë në jetë ky njeri. Po nuk besoj se njohja me dikë që ndoshta drejtësia e akuzon, të bën të akuzuar apo bashkëpuntor.
Unë në punën time në opozitë dhe më pas në qeveri kam pasur kontakte me gati 100 për qind të bizneseve të vendit. Mijëra mengjese pune, dreka pune, darka pune, takime pune kanë dhënë frytet e tyre në politikat e zhvillimit të vendit. Mendimet dhe kontributet e tyre kanë marrë qindra herë formën e nismave ligjore në funksion të zhvillimit të vendit.