Pas votimit në Kuvend me 117 vota pro arrestimit të Arben Ahmetajt, deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka mohuar se në dosjen e SPAK për inceneratorët ka dhe deputetë të opozitës.
“Unë besoj që kjo ka qenë një kauzë e drejtë e PD dhe opozitës duke arritur që sot të çojë para drejtësisë tre ministra të kësaj qeverie. Besoj se duhet t’i japim mbështetje maksimale SPAK. Sot u mbyll një kapitull dhe urojmë të hapet një kapitull i ri.
Unë nuk kam lexuar asnjë emër nga opozita të përfshirë në atë dosje. Nuk ka asnjë emër nga opozita. Ky është një shembull si funksion shteti i kapur në Shqipëri. Sot ky është lajmi dhe opozita i qëndroi në këmbë për 6 vite duke e denoncuar këtë aferë”, tha Tabaku.
