Policia e Sarandës bazuar në inteligjencën policore se një i ri shpërndante lëndë narkotike, duke përdorur një motomjet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Motoristi”.
Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në rrugën “Kanali i Çukës”, një motomjet që drejtohej nga një 18-vjeçar, i cili nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj drejtuesit të këtij motomjeti, shtetasit N. Hoxha, 18 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, në çantën e supit shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa të ndarë të doza të gatshme për shitje dhe një armë të ftohtë (thikë).
