Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga dhuna ndaj bashkëshortes tek kërcënimi me SMS i ish të dashurës, 10 të arrestuar në Tiranë

13:51 / July 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia tirane 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhjetë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa një tjetër është ndaluar. Shtetasit akuzohen për vepra penale të ndryshme nga dhuna në familje, drejtimi i automjetit nën efektin e alkoolit, deri te sekuestrimi i lëndëve narkotike.

Ndërsa, është ndaluar dhe një 35-vjeçar, banues në Azerbajxhan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit 26 vjeç, dhe 27 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin A. S.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin, 35 vjeç, banues në Azerbajxhan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasit:

– 31 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes;

– 35 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë, pasi për motive të dobëta, në mënyrë të vazhdueshme ka kanosur me mesazhe, të dashurën e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– 31 vjeç, dhe 45 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, nën efektin e alkoolit;

– 26 vjeç, banues në fshatin Tapizë, Krujë, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjetin e tij;

– 30 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin e tij si dhe nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë;

– 26 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridioksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit “lumë” fishekzjarrësh në drejtim të policisë, efektivët i kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

18:31 / October 24, 2026

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026

Arrestohet edukatorja e kopshtit në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4‑vjeçar 

13:50 / October 24, 2026

Protestat, Hita inspektime në terren/ Porosi efektivëve: Ruani qetësinë, ndihmoni qytetarët në nevojë dhe veproni sipas ligjit

13:46 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.