Një 55-vjeçar shqiptar u vra nga karabinierët italianë pasditen e djeshme në Padova të Italisë.
Haxhi Çollaku, një mësues matematike në Shqipëri kishte shkuar në banesën e ish-bashkëshortes së tij, por kishte urdhër ndalimi nga policia për të mos u afruar. Vajza dhe ish-gruaja e 55-vjeçarit kanë njoftuar policinë dhe kur karabinierët kanë shkuar në vendngjarje, ai ka përplasur me furgon një efektive italiane. Gruaja kishte denoncuar më herët dhunë dhe kërcënime nga 55-vjeçari.
Pasi kanë kontaktuar me gruan, karabinierët kanë identifikuar burrin në një furgon blu dhe pasi e kanë identifikuar e kanë ftuar të largohet. 55-vjeçari i ka dhënë makinën pas duke dhënë përshtypjen e pranimit të asaj që i kishin kërkuar karabinierët, por papritmas ka futur marshin e parë dhe është nisur drejt tyre duke plagosur një prej oficerëve. Burri më pas doli nga kabina dhe, duke mbajtur një teh çelësi, u hodh mbi ushtarin e plagosur dhe u rrëzua në tokë.
Në ato momente të trazuara, karabinieri i ka drejtuar armën dhe e ka urdhëruar të tërhiqet, por pasi nuk ka parë zgjidhje tjetër, për t’i shpëtuar jetën kolegut ka qëlluar 4 të shtëna me pistoletën e shërbimit.