Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tour de France ku mbetën të plagosur 30 çiklistë, dy prej tyre në gjendje të rëndë.
Ngjarja ndodhi pak para fundit të Fazës 14 të garës, teksa nga të lënduarit ishte çiklisti i grupit Moviestar, Antonio Pedrero.
Sportisti më pas u mor me barrelë dhe u vendos në ambulancën që priste.
“Sportisti spanjoll, katallan ishte nga të lënduarit më rëndë në përplasjen masive, dhe është tërhequr nga gara”, thuhej në njoftimin e skuadrës.
