Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha: Ahmetaj dhe zyrtarët e tjerë, dëshmi se Rama ka ndërtuar pushtetin mbi krim e korrupsion

19:48 / July 15, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 07 15 at 19.23.45 1 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lulzim Basha vijon fushatën për zgjedhjet që do të zhvillohen për kreun e partisë.

Nga Durrësi, Basha u shpreh se rastet si dosja e Arben Ahmetajt, por edhe ato të mëparshmet që kanë përfshirë ministra apo zyrtarë të tjerë të lartë nga radhët e PS-së, janë dëshmi se Edi Rama e ka ndërtuar gjithë pushtetin e tij mbi krim dhe korrupsion.

Postimi i plotë:

Shqipëria renditet ndër 10 vendet më të korruptuara në botë, sipas perceptimit të qytetarëve të saj. Dosja e Arben Ahmetajt, por edhe rastet e mëparshme ku ministra, kryetarë bashkie e deputetë u arrestuan për korrupsion, apo u larguan nga politika për lidhjet me krimin, janë dëshmi se Edi Rama e ka ndërtuar gjithë pushtetin e tij mbi krim dhe korrupsion. Pas çdo dosje korruptive ai del dhe lan duart, a thua se korrupsionet nuk u bënë me bekimin e tij?! A thua se lidhjet me krimin nuk sollën vota për ta mbajtuar atë në pushtet?! SPAK nuk duhet të ndalet, por duhet t’i shkojë deri në fund hetimit për dosjet e korrupsionit që prej vitesh janë në zyrat e saj.

Natyrisht që këto afera korruptive të provuara, por edhe akuzat e balta që hidhen nëpër mediat e financuara me para korrupsioni për të mbuluar pikërisht të inkriminuarit dhe korruptuarit e vërtet, kanë bërë që besimi i qytetarëve te politika të jetë tejet i ulët, siç e treguan zgjedhjet e fundit, ku të rinjtë në shumicë i bojkotuan ato.

Prandaj kushdo që është i pastër dhe s’ka frikë duhet sot të kërkojë me zë të lartë vetting-un e politikanëve, hetimin e pasurive të tyre, si i kanë vendosur këto pasuri dhe lidhjet me krimin.

Aleanca Qytetare për Demokracinë do të jetë koalicioni ynë për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet kushtetuese që do të zhbëjnë ato të 2008-ës, duke mundësuar:

✅ Listat e hapura;
✅ Vetting-un e politikanëve;
✅ Votën e diasporës;
✅ Kufizimin e mandateve;
✅ Zgjedhjen e Presidentit nga populli.

Ne do të përkushtojmë çdo energji në hapjen, fuqizimin dhe modernizimin e strukturave të Partisë Demokratike – për një parti që shëmbëllen shoqërinë dhe nevojat e saj, me profesionistë të ndershëm që duan vendin e tyre, me të rinj e të reja, që janë garanci e inovacionit të vazhdueshëm dhe mendimit ndryshe.

Ndryshimi që kemi nisur dhe do të vazhdojë brenda forcës sonë politike, me vendime të vështira dhe të guximshme, është provë e gatishmërisë sonë për t’u dhënë shqiptarëve alternativën që presin dhe meritojnë!

Basha Fushate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.