Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Marrëveshja e grurit, Turqia shton trysninë ndaj Rusisë për firmosjen e rinovimit

19:50 / July 15, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hfghgfh 770x408 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ardhmja e një marrëveshjeje mes Rusisë dhe Ukrainës, për të eksportuar grurë ukrainas në tregjet botërore, përballet sërish me pasiguri, ndërsa Moska kërcënon që të mos e zgjasë afatin e saj kur ai të skadojë të hënën. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, njofton nga Stambolli se Turqia, një ndërmjetëse e asaj marrëveshjeje, po shton trysninë mbi Moskën mes shqetësimeve për një krizë globale ushqimore.

Gjatë një takimi me Presidentin Volodymyr Zelenskyy këtë javë, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u zotua se do të punonte për të siguruar një zgjatje të re të marrëveshjes ruse për grurin ukrainas, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia vitin e kaluar.

“Shpresoj që nisma, e cila deri tani ka siguruar afro 33 milionë tonë drithëra për njerëzit në nevojë, si një rrugë nga ngushticat turke drejt botës, do të zgjatet sërish më 17 korrik”.

Marrëveshja e Rusisë me Ukrainën, një furnizues i rëndësishëm i drithërave, ka ndihmuar në shmangien e rritjes së çmimeve globale të ushqimeve. Por marrëveshja duhet të rinovohet çdo 60 ditë. Moska thotë se do të pajtohet me një tjetër zgjatje vetëm nëse lehtësohen sanksionet ndërkombëtare për të lejuar eksportin e grurit dhe plehrave ruse.

Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Zaur Gasimov, profesor i historisë dhe specialist për Rusinë në Universitetin e Bonit.

“Rusia është e etur për të siguruar lëshime ndaj sanksioneve të vendosura për disa pjesë të ekonomisë së saj, për disa banka që janë të lidhura me sektorin e bujqësisë, pra është shumë e etur për të zbutur sanksionet ndaj ekonomisë së saj”.

Pavarësisht trysnisë ndërkombëtare, Presidenti Erdogan ka mbajtur lidhje të ngushta me homologun e tij rus, Vladimir Putin, dhe ka refuzuar të zbatojë sanksionet perëndimore kundër Rusisë. Zyrtarët turq thonë se marrëdhëniet me Moskën e lejuan Ankaranë që të ndërmjetësojë marrëveshjen e grurit dhe të paralajmërojë për rrezikun e një krize ushqimore nëse marrëveshja nuk zgjatet.

Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Mesut Casin në Universitetin Yeditepe të Stambollit.

“Kjo është shumë e rëndësishme, sepse çmimet globale të ushqimeve do të rriten sërish. Është e rëndësishme jo vetëm për Turqinë dhe NATO-n por edhe për vendet e tjera. Çmimet botërore të grurit do të rriten.”

Lirimi i komandantëve ukrainas të shtunën, të mbajtur nga Turqia si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve, e zemëroi Moskën. Ushtarët duhej të qëndronin në Turqi deri në fund të luftës, si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Turqia midis Ukrainës dhe Rusisë. Presidenti Erdogan po shpreh gjithashtu mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Analistët thonë se ky është një paralajmërim ndaj Moskës lidhur me marrëveshjen e grurit.

Zëri i Amerikës bisedoi në Stamboll me zotin Yoruk Isik, analist gjeopolitik në Institutin e Lindjes së Mesme me qendër në Uashington.

“Turqia dëshiron që marrëveshja e grurit të vazhdojë, dhe sinjalet që vijnë nga Rusia janë se marrëveshjes së grurit po i vjen fundi. Kështu që Ankaraja vendosi që përpara se Rusia të ndërmarrë veprime të mëtejshme për t’i dhënë fund marrëveshjes së grurit, të dërgojë një sinjal se shumë gjëra varen nga Turqia, siç është mospërfshirja në sanksionet kundër Rusisë”.

Për Presidentin Erdogan, marrëveshja e grurit ishte një triumf diplomatik. Por nëse Moska i jep fund asaj, thonë vëzhguesit, fuqia e ndërmjetësit do të shihej me pikëpyetje./ VOA

grurit Rusisë Turqia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.