Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Një vit nga atentati në Fushë-Krujë/ Viktimat u vëzhguan nga një mjet me targa sllovene

14:30 / July 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
atentati ne fushe kruje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një mjet me targa sllovene dyshohet se ka vëzhguar viktimat e atentatit të 17 Korrikut 2022 në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Pamjet e kamerave të sigurisë të administruara nga grupi hetimor në një rreze të gjerë kanë filmuar mjetin në fjalë ditën e ngjarjes.

Mjeti dyshohet se është përdorur për të informuar autorët për të gjitha lëvizjet e tyre. Autoritetet shqiptare i kanë nisur një letërporosi autoriteteve sllovene, duke u kërkuar ndihmë për të zbuluar se kujt i përket makina, nëse është e vjedhur apo ka hyrë në territorin e vendit tonë në rrugë të ligjshme.

Ngjarja deri tani ka mbetur e pazbardhur dhe pa autorë. Brilant Martinaj ishte kushëri i Ervis Martinaj, i zhdukur prej 7 gushtit 2022.

Si ndodhi ngjarja?

Ekzekutimi i trefishtë ndodhi me 17 Korrik 2022 në rrugën kryesore që lidh Fushë-Krujën me Tiranën, ku iu bë pritë makinës me të cilën po udhëtonin tre të rinjtë Besmir Hoxha, Brilant Martinaj dhe Dikler Vata. Makina e viktimave, sipas burimeve të grupit hetimor, mori flakë nga breshëria e plumbave.

Si pasojë Martinaj dhe Hoxha u shkrumbuan brenda mjetit ndërsa Vata tentoi të largohej, por autorët u kthyen dhe e qëlluan duke e lënë të vdekur jashtë makinës. Shënjestra e atentatit sipas burimeve nga grupi hetimor ishte Brilant Martinaj, kushëri i parë me Ervis Martinaj, i zhdukur prej 7 gushtit 2022.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026

Arrestohet edukatorja e kopshtit në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4‑vjeçar 

13:50 / October 24, 2026

Protestat, Hita inspektime në terren/ Porosi efektivëve: Ruani qetësinë, ndihmoni qytetarët në nevojë dhe veproni sipas ligjit

13:46 / October 24, 2026

“Thirrje për molotovë, gurë dhe sulme ndaj uniformave blu”/ Policia e Shtetit: Do të identifikohen personat e maskuar që ushtrojnë dhunë

13:41 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.