Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gazetari: Hetimi ndaj Ahmetajt është i thelluar, mund të kenë ndihmuar agjenci të huaja për ta realizuar

22:22 / July 16, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arben ahmetaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dosja e SPAK ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj, prej shumë aktorësh politikë por jo vetëm është komentuar si një hetim tepër i thelluar. Edhe vetë kryeministri Edi Rama u shpreh pak ditë më parë se nuk mund t’i thoshte “jo” SPAK-ut për arrestimin e Ahmetajt, pasi dosja ishte voluminoze.

Por gazetari Habjon Hasani shkon edhe më tej, në një shënim të bërë në rrjetet sociale. Ai thotë se për nga metodologjia e përgatitjes së dosjes, duket qartë që brenda saj ka një dorë të huaj, apo siç shprehet ai “mban era FBI”.

Hasani thotë më tej se mënyra e përdorur për të rikuperuar disa prej komunikimeve të Ahmetajt, është tepër e vështirë dhe ekspertët që mund ta kryejnë numërohen me gishtat e dorës.

Sipas tij, është e mundur që disa prej indiceve të jenë dorëzuar më herët në ambasadën amerikane, apo e thënë me fjalë të tjera, Ahmetajn e kanë spiunuar.

Gazetari Hasani e mbyll komentin duke thënë se nëse SPAK vijon me këtë metodologji hetimi, vendi për pak vite mund të humbasë kastën politike që ka aktualisht.

Shkrimi i plotë i gazetarit Habjon Hasani:

Dosja hetimore ndaj ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj ka disa detaje që të vënë në mendime:

1- Metodologjia dhe steka profesionale e hetimit është e një niveli shumë të lartë. Mënyra si janë përthithur evidencat dhe narrativa si janë renditur ato mban era “FBI”, pra është metodologji e nivelit më të lartë. Ç’ka më bën të mendoj se hetimi është udhëhequr, mbikqyrur dhe parashtruar nga një dorë që nuk ka asnjë lidhje me gjuhën e drunjtë dhe me metodat e përcipta që jemi mësuar të lexojmë deri më sot në dosjet hetimore të takatit shqiptar.

2- Mënyra si janë rikuperuar në Icloud ose në memorien e kompjuterave të sekuestruar disa dokumente apo komunikime tregon se agjentët e BKH-së ose janë trajnuar në menyrë tepër profesionale ose hetimi ka patur në dispozicion ekspertë të paisjeve elektronike amerikane ose izraelite.

Disa rikuperime bisedash janë bërë duke gjetur gjurmët fundore të IMEI në mbetjet e kompjuterave ose telefonave, ky lloj rikuperimi është shumë i kushtueshëm dhe tepër i komplikuar për t’u realizuar teknikisht. Janë shumë të paktë teknikët ndërkombëtar të aftë për të nxjerrë të tilla ekstrakte.

3-Në dosje dhe në evidencat e siguruara ka disa detaje që më bëjnë të mendoj se hetuesit kanë patur informacion operativ mbi komunikime dhe korrespondenca të caktuara. Ndoshta disa indicio dhe komunikime mund të jenë dorëzuar më herët nga zyrtarë shqiptarë në ambasadën amerikane të cilët kanë cicëruar aty dhe më pas është kombinuar ky informacion operativ me gjurmimin procedurial për t’i dhënë cilësinë e provës.

4-Nëse hetimet për zyrtarët e lartë do vijojnë me këtë lloj steke profesionale, nuk do habitesha sikur pas 3 vitesh këtu të mbijë një klasë e re politike.

Arben Ahmetaj fbi hetimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.