Ministri i Brendshëm, Taulant Balla premton një Polici ndryshe, ndërsa vuri në dukje se janë goditur vetëm punonjës të thjeshtë dhe jo kokat më të larta që abuzojnë me detyrën. “Policia nuk qarkullon në lagje thjesht për të vënë gjoba, por për të bashkëjetuar me njerëzit, mësuar prej tyre. Lufta kundër korrupsionit nuk nis jashtë nesh por brenda radhëve tona. Agjensia e Mbikëqyrjes policore është krijuar me një ligj bashkë me partnërët ndërkombëtarë. Por keqbërës të mëdhenj më shumë sesa pak për të mos thënë aspak. Uroj me ndihmën të jem fuqia e madhe e ndryshimit të mëtejshëm që shqiptarët meritojnë në këtë ministri”, tha Balla.
Postime te ngjashme
Add A Comment
