Këtë të hënë në Komisionin e Ligjeve, ministrja e Arsimit, Evis Kushi prezantoi projektligjin që obligon studentët e mjekësisë që fillojnë këtë vit të punojnë për 5 vite në Shqipëri pas diplomimit, në mënyrë që të pas të marrin diplomën.
Ministrja tha se kjo bëhet për të parandaluar largimin e mjekëve dhe për të plotësuar nevojat e vendit për mjekë. “Po e bëjmë për të parandaluar largimin e mjekëve dhe për të plotësuar nevojat. Është një ligj që vjen si rezultat i prevalimit dhe nevojës për të përmbushur nevojat për mjekë”,-tha Kushi.
Projektligji është kundërshtua nga deputetë e opozitës, të cilët kërkuan që në komision që të dëgjohen studentët e mjekësisë. Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi kërkoi që të pezullohet mbledhja e të merren studentët në dëegjesë. “Ta pezullojmë, të marrim studentët në dëgjesë. Është turp për ne që nuk i dëgjojmë. Është arrogancë e tepruar. Pse mos t’i dëgjojmë”,-tha Çupi.
Bushka: E di ti pyetjen duhet ta kishe bërë kërkesën që të premten.
Kushi: Sa i takon konsultimit publik ju nuk e gjeni në atë tabelë pasi është me procedurë të përshpejtuar, por ligji është konsultuar me studentët.