Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Detaje nga çmontimi i dy grupeve kriminale në Itali me 34 të arrestuar. Si shkonte heroina nga Shqipëria në portin e Barit

19:06 / July 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 policia italiane carabinieri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia italiane ka goditur dy organizata kriminale të dedikuara për tregtimin e drogës.

Pjesëtarët e organizatave akuzohen për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal me qëllim rafikimin e paligjshëm të drogës, zhvatje dhe marrjen e mallrave të vjedhura.

Fillimisht policia nisi dy hetime të ndara të koordinuara nga magjistratët e Catanzaro DDA. Më pas hetimet u kombinuan në një të vetëm për përputhjen e rezultateve në lidhje me subjektet e përfshira dhe kontekstin kriminal të referencës.

Në mënyrë të veçantë, hetuesit goditën dy shoqata të veçanta të krijuara nga shtetas shqiptarë me bashkëpunëtorë italianë të dedikuar për trafikun e heroinës, e cila, e ardhur nga Shqipëria, importohej në Itali nëpërmjet portit të Barit dhe më pas përçohej në sheshet e trafikut të drogës në Crotone, Catanzaro dhe komunat fqinje.

Hetimet u kryen me përgjime si dhe me shërbime specifike vëzhgimi dhe kontrolli, të cilat kanë çuar në kontrolle të shumta në territor.

Një kontribut të mëtejshëm në hetime, dhanë deklaratat e disa bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët kishin përshkruar një tablo të saktë të aktiviteteve të paligjshme në fushën e drogës nga anëtarët e organizatave.

Në total, gjatë gjithë hetimeve janë arrestuar 34 persona dhe janë sekuestruar mbi 45 kilogramë drogë si heroinë dhe marihuanë, 18 mijë euro cash, rreth 70 kilogramë lëndë prerëse dhe dy armë të mbajtura pa leje.

Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dhuna s’duhet të jetë kurrë alternativë”/ Protestat në Shqipëri e rajon, Merz nga Samiti i Procesit të Berlinit: Duhet të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE

14:56 / October 22, 2026

Franca ndalon protestat në disa pjesë të Parisit dhe në Lyon

14:51 / October 22, 2026

Ndryshon ligji për investimet/ Projektligji synon diversifikimin e projekteve dhe më shumë monitorim

14:47 / October 22, 2026

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

14:42 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.