Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në territor deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore, kryesisht në juglindje të vendit.
Edhe pasditja vjen me kthjellie e vranësira kalimtare, në Ultësirën Perëndimore ndërsa mbeten të dukshme vranësirat në zonat malore, të cilat do të gjenerojnë shira të pakët.
Temperaturat e ajrit janë rritur në mëngjes por dhe në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 9 në 29 gradë Celcius.
