Tre makina u dogjën mëngjesin e sotëm në agjen 28 Nëntori në Vlorë. Pronarja e një prej automjeteve, thotë se makina është në pronësi të djalit të saj dhe nuk kanë konflikte me askënd.
“Kemi këtë makinën e kuqe. Është e djalit, djali është është elektricist. Nuk kemi konflikt me askën. Zoti e di sesi ka ndodhur. Nuk dyshojmë te askush se nuk kemi konflikte, asgjë”,-shprehet gruaja.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 ku makinat kanë qenë të parkuara poshtë pallatit. Dyshimet e para të policisë janë për zjarrvënie të qëllimshme, pasi dy prej makinave, tip Golf dhe Fordit i është vendos lëndë djegëse dhe me pas kanë marrë flakë. Ndërsa makina tjetër që ishte parkuar në mes të të dyjave ka marrë flak pasi ka qenë afër këtyre të dyjave që po digjeshin.
