Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sekuestrohen çadra dhe shezlongë në Borsh e Himarë, nën hetim 3 persona që kishin zënë plazhin publik

17:28 / July 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
borsh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka liruar hapësirën publike në plazhin e Borshit dhe në vendin e quajtur “Maraç”, Himarë.

Uniformat blu kanë sekuestruar në total 38 çadra dhe 66 shezlongë, ndërsa janë proceduar penalisht 3 persona që kishin zënë hapësirat publike duke vënë çadrat në mënyrë të paligjshme, duke fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Njoftimi i plotë

Himarë/Vijon operacioni policor i koduar “Plazh i lirë”, i nisur gjatë fundjavës, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Himarës, faza e dytë e këtij operacioni.

Gjatë kësaj faze janë sekuestruar në total 38 çadra dhe 66 shezlongë, që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme në Borsh dhe në vendin e quajtur “Maraç”, Himarë.

Procedohen 3 penalisht shtetas që kishin zënë hapësirat publike duke vënë çadrat dhe shezlongët në mënyrë të paligjshme dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë vijuar operacionin e nisur gjatë fundjavës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Himarës, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të zënies së hapësirave publike me vendosjen e çadrave dhe shezlongëve në mënyrë të paligjshme.

Si rezultat i fazës së dytë të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë”, janë evidentuar 3 raste të kësaj paligjshmërie, 1 rast në Borsh dhe 2 raste në vendin e quajtur Maraç”, Himarë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. M., banues në Himarë dhe E. T., banues në Tiranë, pasi duke vendosur në mnyërë të paligjshme 20 çadra dhe 30 shezlongë, në vendin e quajtur “Maraç”, Himarë;

-A. Z., 52 vjeç banues në Borsh, Himarë, pasi kishte vendosur në mnyërë të paligjshme 18 çadra dhe 36 shezlongë, në plazhin e Borshit.

Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar i paregjistruar”.

Borsh himare shezlongë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.