Ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës, ku theksoi se në Shqipëri nuk mund të ketë feude apo bajraqe.
Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa raportohet të ketë zgjatur mbi 1 orë.
“Në territorin e kësaj republike nuk mund të ketë feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët dhe nuk mund të ketë individë më të fortë”, u shpreh Balla para drejtuesve të policisë.
Sipas Ballës, në çdo komunitet të Shqipërisë duhet të ketë rend ligjor dhe siguri për të gjithë, nën kujdesin dhe me garancinë e Policisë së Shtetit.
