Prej 48 orësh ministri i Brendshëm z.Taulant Balla qarkullon me një mjet që është i mbushur me gjoba.
Tre gjobat datojnë në vitin 2021 dhe 2022. Dy gjoba janë vënë këtij mjeti në Tiranë dhe një në Lushnje.
Kjo periudhë daton me drejtimin e Ministrisë së Brendshme nga z.Bledi Çuçi i shkarkuar nga kryeministri Rama. Z.Balla është ministër prej 72 orësh dhe më herët ka përdorur mjetin me targë xx 900 TB.
Çuçi ose ia ka “fshehur” Ballës 3 gjobat ose se ka ditur fare që vartësit e tij në policinë rrugore e kanë gjobitur.
