Ka qenë një vit aspak i lehtë për Selena Gomez 2018-ta. Bukuroshja ka folur për herë të parë në një rrëfim të sinqertë dhe pa doreza për terapitë, të qënit vetëm albumin e saj të ri.
“Nuk më pëlqen kur njerëzit më gjykojnë nga pamja. Ti je e bukur. Unë jam, por do doja që njerëzit të më gjykojnë për personin që unë jam”, ka thënë këngëtarja amerikane.
Përsa i përket shëndetit mendor, Selena Gomez ka thënë që shpesh herë mbyll Instagramin për të qenë më mirë. Terapia ka qenë një nga mënyrat më të mira për të pasur një shëndet të plotë mendor, ka thënë ajo duke mos i mohuar zërat për këtë. “Futem në depresion kur shikoj gjithë ata njerëz që duken të bukur dhe fantastikë. Mendoj që pushimi është shumë i rëndësishëm”, tha ajo.
Këngëtarja u shpreh e lumtur që brenda këtij viti do të nxjerrë albumin e saj të ri. Ndërsa për të qënit vetëm ajo tha: “Unë mendoj se jam më në fund, në moshën kur e dashuroj të qenit vetëm”.
