Kryetarja e grupit parlamentar Drejtësi dhe Integrim Mesila Doda zhvilloi një takim me eurodeputetët e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.
Doda kërkoi nga eurodeputeti Manolis Kefalogiannis, që duhet të abrogohet ligji arkaik i luftës me Greqinë, i cili eshtë i vitit 1940, sepse kjo do të shënonte një marrëdhënie të re midis dy shteteve.
Përsa i përket çështjeve të marrëdhënieve me fqinjët, Znj. Doda nënvizoi se Procesi i Berlinit është shumë i rëndesishëm, por kjo nuk duhet të zëvendësojë apo të krijohet si një alternativë në rrugën tonë drejt BE-së.
Eurodeputetët u shfaqën shumë të interesuar lidhur me çështjet e reformës në drejtësi, lirisë së medias, problemet e ligjit elektoral në Shqipëri, si edhe gjithashtu lidhur me marrëdhëniet me fqinjët.
