Fotoja e policit grek Pavlos Terzoglu teksa mbante në krah një fëmijë, duke e shpëtuar nga flakët, bëri xhiron e mediave ndërkombëtare.
Babai i policit 26-vjeçar, Christos Terzoglu, në një prononcim për OPEN ka theksuar se në fillim është shqetësuar kur ka parë djalin e tij mes zjarreve.
“Isha në Athinë dhe e prisja. Ai doli nga shtëpia në 5 të mëngjesit dhe u kthye në 7 të mbrëmjes. Ai më tha se do të kthehej në orën 14:00 dhe unë isha i shqetësuar. Ai nuk e mori telefonin. Dhe diku rreth orës 3-4 isha shumë i shqetësuar”.
I pyetur se si është ndjerë kur ka parë foton me djalin e tij duke mbajtur një fëmijë në krahë, ai është përgjigjur: “Padyshim që ndjeva një emocion të madh”.