Këshilli i Ministrave miratoi shtesë fondi në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për disa institucione të pavarura, të krijuara me ligj.
Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme shtohet fondi prej 400 000 000 lekësh, për përballimin e efekteve financiare nga data 1 prill 2023 – 31 dhjetor 2023, të përcaktimit ligjor të pagës referuese bazë të magjistratit, në zërin buxhetor “Shpenzime personeli”.
Në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për institucionin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë shtohet fondi prej 6 500 000 lekësh;
për institucionin e Këshillit të Lartë Gjyqësor shtohet fondi prej 300 000 000 lekësh;
për institucionin e Gjykatës Kushtetuese shtohet fondi prej 17 000 000 lekësh;
për institucionin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtohet fondi prej 55 000 000 lekësh;
për institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë shtohet fondi prej 6 000 000 lekësh;
për institucionin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit shtohet fondi prej 35 000 000 lekësh;
për institucionin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shtohet fondi prej 15 600 000 lekësh;
për institucionin e Komisionerëve Publikë shtohet fondi prej 10 000 000 lekësh; për institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shtohet fondi prej 5 500 000 lekësh,
për institucionin e Avokatit të Popullit shtohet fondi prej 2 000 000 lekësh; për institucionin e Shkollës së Magjistraturës shtohet fondi prej 40 000 000 lekësh.
Fondi shtesë, prej 892 600 000 lekësh, përballohet nga fondi kontingjencës, i miratuar në buxhetin e vitit 2023.
Ngarkohen institucionet e përmendura më sipër për detajimin e fondit përkatës dhe dërgimin e tij pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
