Seanca e sotme, ishte seanca e parë parlamentare e Taulant Ballës i ulur në postin e një ministri, në 18 vite karrierë si deputet i PS-së.
Më 17 korrik mori detyrën e ministrit të Brendshëm dhe sigurisht që ka ende deputetë që nuk e kanë uruar për detyrën e re.
Ndërsa në foltore ishte deputeti demokrat Flamur Noka, Paulin Sterkaj është afruar për ta uruar.
Pikërisht momentin e përqafimit të këtij deputeti e ka fokusuar fotografi i LSA-së, Malton Dibra.
