Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lajmi se Jorida do largohej nga vendi për një kohë të gjatë na ra si grusht në stomak

19:59 / July 20, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1679909187xgjekmarkaj 679
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Agron Gjekmarkaj

Lajmi se Jorida do largohej nga vendi për një kohë të gjatë na ra si grusht në stomak. Të gjithë shihnim në sy njëri-tjetrin, ç’të keqe i bëmë, me se e munduam?! Dikush mbytej në gugama e qarje, të tjerë mundeshin nga pikellimi. Ndonjë hallakatej në dhimbje i pafuqishem që të perballojë të tilla mungesa. E ndjeshme siç është ajo se mban dot gezimin për triumfin e Liderit të vogel historik me 29 korrik ndaj të ikja gjet shpetimin.

Kjo ndarje e permallshme e ndau në dysh Saimir Korrreshin si thika shalqinin që në Kuvend solli. Gaz Bardhi i cili merzinë dhe gezimin i percjell njesoj, ishte i vetmi që qeshte në këtë zezonë. Madje edhe Salianji për të cilin thuhet se në vend të zemres ka një gur të madh sa një bina se mbajti dot veten e për t’i shpetuar zhburrnimit tek Qerreti gjet strehë. Bernard Banushi me 300 kalores do ti sigurojë dalje të qete nga skena e veres si njeriu i negociatave të medha.

Kosta i Gramozit dhe Lindites lart nga llozha na rrinte persiper si shpata e Demokleut apo dora e xhebrailit. Prej atij ballkoni leshonte anatema e nama sa herë lakohej emri i Babos për keq. Moskuptimi ndaj pohimeve kesodore ishte shfaqur dell në shteg të ballit sa një kallmboq. Mos bëfshi hajer, mos bëfshi hajer një sokellime e zvargur binte mes nesh.

Bora ka vënë syzet dhe po lexon literaturë si të shmangim dehidratimin në stinen e veres dhe herë pas here qesh me gezim për të rejat që meson. Tao kthen koken dhe e pyet ç’ke?Ajo i gjegjet “dhe dritë e diturisë perpara do na shpjerë.

Ikonomi i shpjegon Evisit receten e re të petullave që nuk marrin vaj një ekuiliber perfekt mes një luge sheqer dhe një me kripë, një veze e pak kos, dalin që ti hash plot neps. Aty u afrua edhe Nikoqiri Niko i cili nuk bindej dhe shamatohej për një recete tjeter. Delina u jepte të drejtë të treve duke tundur gezueshem koken.

Ku shkon Ulsiu aty ndihet hukama e gazit. Edhe në keto ditë errta pas arratisë së Tigrushit ai e gjen forcen për tu dhënë gajret , gaz e shpresë ministrusheve të myrretyera nga pasiguritë e shtatorit ku thuhet se Babo do ti bëjë shumicen kukurec. Gerta nuk e vuri buzen në gaz megjithëse Olta i tregoi dy a tre barasaleta. Merzia e Gertes më sembon.

Braçja sot u nxeh keq dhe na fyeu rënde në kujtesen tonë historike kur ai tha “ju merreshit me Lulin kur pellitjet e gezuara komentoja pasi lopet dilnin nga akademia por atë e kam njohur për gjumash jo për lopë” se Doktori e akuzoi për therje badihava në Divjakë. Po flet Dash Sula dhe dridhet femija në bark të nënes. Zëri i tij kumbon si jeh i të vertetave shekullore. Ermua vetë që emocionet nuk a fal dokujdo u hutua në magjepsje.

Arben Pellumbi pasi na dha sihariqin sesi Veziri i madh Tao po flet me segretaren e shtetit të Anglisë na shihte me dhimbje e ç’meritje-pse nuk gezoheshim, pse nuk prekeshim për këtë arritje, pse nuk ndanim të njëjtin besim!? Bela u pa me Babon duke bërë shetitje rrugeve të reja me një makinë të zbuluar dhe këtë lajm na e dha Gaz Bardhi për t’ju plasur shpirtin gjithë atyre që do donin të hipnin në atë makinë.

Zheni Bebi Gjergji ja doli më në fund të bashkonte opoziten duke patur në krah edhe Doktorin edhe Krye Zevendes Liderin. Xhelozia na u shfaq si njollat e yndyres mbi xhaketë. Në tryeze të zhuritur për bashkim u ulem unë, Edi Paloka , Bujar Leskaj Dash Sula dhe Xhele Mziu gjithnjë e më i vendosur në bindjet e veta. Desh nxorrem pisqollat si krushqit pas dasme, duke u perbetuar për bashkim. Nderhyrja e Leskajt na kthjelloi. Ai citoi hazretin Lenin megjithë perbuzjen që ka për të “e thyejmë unitetin duke u çirrur për unitetin”.

Majko duket si poet buzë lumit tek pret kthimin e Mamices për ti dhënë zjarr barotit. Krifca u kthye , mu thaftë goja që thashë se Babo do e qortojë , më duket qamet e merzitur. Ajo e ka kuptuar gabimin. Vetem njeriu i drejtë Niko po e ngushllon. Petrua merr shenime dhe kellaset në të thella për të thënë gjëra që nuk i prishin qederin. Lefter Geshtenja me çekiç në dorë thyeu arrat e qeverisë. Lindita degjon fjalimet si mesuese e duruar dhe ve notat në fund.(vazhdon neser)

Agron Gjekmarkaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.