Në një kohë kur Hollivudi është i paralizuar nga grevat e skenaristëve dhe aktorëve për shkak të rrezikut të inteligjencës artificiale regjisori i filmit të Titanikut, James Cameron ka ndarë pikëpamjet e tij për këtë çështje.
68-vjeçari ka hedhur dyshime mbi aftësinë e inteligjencës artificiale për të shkruar një skenar filmi.
“Le të presim 20 vjet nëse një robot fiton një “Oscar” për skenarin më të mirë, mendoj se duhet ta marrim seriozisht”, thotë me humor regjisori duke vënë në pikëpyetje aftësinë e inteligjencës artificiale për të prodhuar filma.
Duke iu referuar filmit të tij, The Terminator, me Arnold Schwarzenegger, skenaristi thekon se paralajmëroi për rrezikun e inteligjencës artificiale që në vitin 1984.
Regjisori kanadez fitues i Oskarit, James Cameron bie dakord me ekspertët në fushën e inteligjencës artificiale se përparimet në teknologji përbëjnë një rrezik serioz për njerëzimin.
Ndoshta është shumë herët për të ditur pasojat e programeve krijuese të inteligjencës artificiale, por sidoqoftë duket se ato do të vazhdojnë të përdoren. Mbetet për t’u parë se sa do të preken vendet e punës.