Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Putin do hakmerret, Prigozhin kujdes me ushqimin

11:37 / July 21, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Cooking Up A Coup R
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hakmarrja e Vladimir Putin ndaj Yevgeny Prigozhin s’ka përfunduar. Në këtë përfundim ka arritur CIA amerikane, me drejtorin e saj që në Forumin e Sigurisë në Aspen tha se Presidenti rus po përpiqet të blejë kohë ndërkohë që po punon për goditjen finale ndaj shefit të Wagner, i cili i doli duarsh me rebelimin e armatosur në qershor. Sipas William Burns, kryengritja e ish-kuzhinierit të Putin ekspozoi dobësi të rëndësishme në sistemin e pushtetit që kreu i Kremlinit ka ndërtuar dhe për këtë arsye lideri rus do të kërkojë ende hakmarrje ndaj Prigozhin.

“Çfarë po shohim është një kërcim shumë i ndërlikuar”, tha të enjten shefi i CIA-s. “Prigozhin ka lëvizur, por ka qenë në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk kohët e fundit, si dhe në Rusi, tha ai kur u pyet për një video të fundit që tregonte shefin e Ëagner në Bjellorusi. Putin ka të ngjarë të përpiqet të blejë kohë ndërsa ai përpunon mënyrën më të mirë për t’u marrë me liderin e grupit Wagner”, shtoi Burns.

Ky grup mercenar ka ende vlerë për lidershipin e Rusisë në vende si Afrika, Libia dhe Siria dhe ndaj ka të ngjarë që Putin po përpiqet të ndajë grupin nga udhëheqësi. “Putini është lloji i personit që në përgjithësi mendon se hakmarrja është një pjatë që shërbehet më së miri e ftohtë. Në përvojën time, Putini është apostulli i fundit i shpagimit, kështu që do të habitesha nëse Prigozhin i shpëtonte ndëshkimit të mëtejshëm”, u shpreh Burns.

Deklarata e shefit të CIA-s vjen pak kohë pasi presidenti amerikan Joe Biden ngriti dyshimet se ekziston rreziku që shefi i Wagner të helmohet. “Nëse unë do të isha ai, do të kisha kujdes se çfarë haja. Do isha i vëmendshëm me menunë time”, tha presidenti amerikan. Edhe Burns i bëri jehonë këtij paralajmërimi të Biden duke thënë: “Po të isha Prigozhin, nuk do ta pushoja nga puna degustuesin e ushqimit tim“. Në vijim, shefi i CIA-s zbuloi se agjencia e inteligjencës ka pasur me të vërtetë informacion paraprak për kryengritjen, duke konfirmuar raportet e mëparshme.

Ai shtoi se ajo që ishte më e habitshme ishte se Putin u ndje i detyruar të bënte një marrëveshje me një njeri që dikur ishte nën urdhrat e tij. “Rebelimi ishte sulmi më i drejtpërdrejtë që Putin ka parë në 23 vitet e tij në pushtet, duke përfshirë edhe sfidimin e drejtpërdrejtë të justifikimit të Kremlinit për luftën në Ukrainë, me Prigozhin që tha hapur se ajo ishte ndërtuar mbi gënjeshtra. Putin ka projektuar një imazh të vetes si arbitri i rendit në Rusi, dhe kështu 36 orët e rebelimit do të kenë bërë shumë njerëz në vend të pyesin vetën ‘nëse perandori nuk kishte rroba ose të paktën pse po i merr kaq shumë kohë për t’i veshur’“, deklaroi me ironi Burns.

Kreu i CIA-s po ashtu është i bindur se, nëqoftëse Ukraina bën përparime të mëtejshme në fushën e betejës, atëherë shumë rusë do t’i rikthehen duke i kushtuar vëmendje kritikave të Prigozhin ndaj luftës dhe Kremlinit. Duke shpjeguar se për Perëndimin nuk është çudi që kundërofensiva ukrainase nuk po rezulton efikase, Burns nënvizoi se ka shenja që tregojnë se Rusia mund të sulmojë anijet në Detin e Zi dhe më të fajësojë ukrainasit për të krijuar tension te aleatët.

Vladimir Putin Yevgeny Prigozhin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.