Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

OKB: Shumë persona mund të vdesin pas skadimit të marrëveshjes për drithërat

18:30 / July 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
64977989 902
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rritja e çmimeve të drithërave pak pas largimit të Rusisë nga marrëveshja që i mundësonte Ukrainës t’i transportonte drithërat përmes Detit të Zi, “potencialisht kërcënon përballjen e miliona njerëzve me uri”, kanë thënë Kombet e Bashkuara.

Rusia është larguar nga marrëveshja për drithërat të hënën, duke thënë se kërkon që t’i përmirësojë kushtet për eksportet e saj të produkteve ushqimore dhe plehrave për bujqësi, dhe është ankuar se drithërat ukrainase nuk janë dërguar te shtetet e varfra.

Çmimet e grurit kanë shënuar rritje 8.2 për qind të mërkurën, dhe tani një ton shitet për 253.75 euro, ndërsa çmimet e misrit janë rritur për 5.4 për qind.

“Çmimet e larta do t’i vërejnë më së shumti familjet në vendet në zhvillim”, ka thënë shefi i OKB-së për Ndihma, Martin Griffiths, duke shtuar se rreth 363 milionë njerëz në 69 shtete kanë nevojë për ndihmë humanitare.

“Disa do të uriten, disa do të dërrmohen, disa edhe mund të vdesin si pasojë e këtyre vendimeve”, ka thënë ai.

Marrëveshja për drithërat është ndërmjetësuar vitin e kaluar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia për ta luftuar krizën ushqimore globale, të përkeqësuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë, e nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Ukraina dhe Rusia janë ndër eksportuesit më të mëdhenj të drithërave në botë.

OKB-ja ka argumentuar se nga marrëveshja për drithërat kanë përfituar shtetet e varfra, pasi çmimet për produktet ushqimore janë ulur për 23 për qind, në nivel global.

Programi i OKB-së për Ushqime, po ashtu, ka dërguar 725.000 tonë të grurit ukrainas në operacionet e ndihmës në Afganistan, Xhibuti, Kenia, Etiopi, Somali, Sudan dhe Jemen./ Rel

drithërat marrëveshjes okb vdesin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.