Noizy ka rrëfyer se këngët e tij të preferuara janë ato që të ndërthurura me përjetimet personale, të cilat ka vendosur t’i pllakosë me atë që ai di të bëjë më mirë, muzikën.
“Secila nga këngët e kanë diçka speciale prandaj ndodhen në albumin “Alpha”. Kënga “Alo alo” e prodhuar nga producenti im, ‘Edhe sa’ dhe ‘A je i lumtur’ janë këngët me përjetime të miat që kanë të bëjnë me jetën personale. Janë edhe këngët komerciale, por këngët e mia të preferuara janë ato që kanë të bëjnë me jetën time”, rrëfeu Noizy.
Koncerti i 14 gushtit të vitit të kaluar elektrizoi sheshin “Nënë Tereza”, me një super atmosferë, që mbajti nën ritmet e hiteve mbi 15 mijë persona.
Reperi tregoi se një koncert live në shesh ishte mënyra më e mirë e promovimit të një albumi madhështor si “Alpha”.