Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndryshimet në ligjin për sigurimet shoqërore, kontributet për punonjësit e IT-së mund të aplikohen për pagën minimale

08:26 / July 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kompjuter
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parlamenti shqiptar ka miratuar disa ndryshime në ligjin për sigurimet shoqërore, i cili i hap rrugën një një tjetër mundësie për sektorin e IT-së, për t’u bërë më konkurrues.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali u shpreh se falë këtij ndryshimi, “çdo punëdhënës mund të paguajë sigurimet shoqërore duke marrë si referencë pagën minimale në vend, pavarësisht nivelit të pagës dhe nëse punëmarrësi dakordësohet me shkrim”. 

Kjo, theksoi ministrja Bilali, “është një tjetër kërkesë e sektorit më dinamik në vend, e cila pas votimit në Parlament e bën Shqipërinë konkurruese në rajon e më gjerë”.

Qeveria shqiptare ka vendosur së fundi që të huajt që vijnë në Shqipëri për të punuar në fushën e teknologjisë së informacionit (IT) do të kenë procedurë më të thjeshtuara për të qëndruar në Shqipëri.

“I huaji, i cili në momentin e kalimit në një nga pikat e kalimit kufitar gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, provon se do të punojë në një shoqëri IT, nëpërmjet një deklarate të lëshuar nga vetë shoqëria, …ka të drejtë të hyjë pa vizë dhe të qëndrojë pa leje unike në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në 1 (një) vit” përcaktohet ndër të tjera në vendimin e qeverisë. Gjatë kësaj periudhe, punonjësi i huaj mund të aplikojë për t’u pajisur me leje unike në Republikën e Shqipërisë.

Emigracioni i lartë, që ka prekur forcën e specializuar të punës, po ndikon dukshëm tek bizneset shqiptare.Prej profesionistëve që po largohen kryesojnë ata të teknologjisë së informacionit. Ata mund të gjejnë lehtësisht punë në çdo vend tjetër të Europës, duke përfituar dhe nga kërkesa e lartë për këtë profesion.

Eurostat bëri të ditur se 67.8% e ndërmarrjeve shqiptare që kanë rekrutuar ose janë përpjekur të rekrutojnë specialistët e specialistët e teknologjisë së informacionit (ICT) kanë pasur vështirësi në plotësimin e vendeve të punës për ICT.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Neutralizohen flakët në Drenovë të Mallakastrës, dogjën 10 hektarë me ullinj dhe pyll

17:26 / August 1, 2026

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, pritet ekstradimi në Shqipëri, SPAK del me njoftim zyrtar

16:37 / August 1, 2026

Dikur i burgosur prej besimit sot kardinal, Ernest Troshani rikthehet në Spaç për meshën e veçantë

15:54 / August 1, 2026

Qindra besimtarë në pelegrinazh në Teqenë e Baba Jashar Krenës në Bulqizë, nderohet figura e klerikut bektashi

14:36 / August 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.