Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Në Shqipëri mbizotërojnë makinat me naftë – Rritje 100% e autoveturave elektrike vitin e kaluar

15:01 / July 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trafik makinash
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Makinat me djegie të brendshme kanë mbizotëruar në rrugët e Shqipërisë edhe gjatë vitit të kaluar. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se rreth 90% e autoveturave që qarkullojnë në vendin tonë janë me naftë dhe benzinë, një shifër në rritje krahasuar me vitin 2021.

Ndonëse gjatë vitit 2022 çmimet e karburanteve pësuan një rritje të ndjeshme, çka e detyroi qeverinë që të ngrinte Bordin e Transparencës pikërisht për të rregulluar çmimet në treg, këto zhvillime nuk i frenuan shqiptarët për të blerë më shumë makina me djegie të brendshme. Sipas të dhënave zyrtare, numri i këtyre autoveturave është rritur me 7,8% për ato me naftë dhe 4,5% për ato me benzinë. Ndërkohë, numri i autobusëve të regjistruar në vitin 2022, që kanë përdorur lëndë djegëse “Naftë” është rritur me 4,2% krahasuar me vitin 2021.

Por, gjithsesi vërehet një shtim I numrit të automjeteve elektrike me një rritje pothuajse dyfish ndaj vitit paraardhës. Në vitin 2022 në rrugët e vendit tonë qarkulluan 1.245 autovetura elektrike, 1.236 benzinë dhe elektrik, si dhe 439 naftë dhe elektrik. Ndërsa, 396 autovetura kanë qenë me naftë. Gjithashtu, vërehet edhe një rritje e lehtë e autobusëve që punojnë me naftë dhe elektrik.

Gjatë vitit të kaluar numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” rezulton 796.438 mjete, me një rritje prej 7,5%. Përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,3%), “Automjetet për transport të përzier ” (6,5%) dhe “Motor” (5,4%). Në vitin 2022, numri i autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë është 232. Në vitin 2021, ky tregues ishte 212 autovetura për 1.000 banorë

Numri i autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë në qarkun Durrës ishte 301, i ndjekur nga qarku Lezhë me 287 autovetura për 1.000 banorë. Qarku me numrin më të vogël të autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë ishte Korça me 165 njësi.

Instat Makina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtatori sjell borën e parë, zbardhen bjeshkët e Tropojës

10:52 / September 26, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitetet publike, kandidati i shpallur fitues ka dy ditë kohë për regjistrimin

10:27 / September 25, 2026

Të dielën “Tiranathlon”, rrugët që bllokohen dhe kufizimet në trafik

09:50 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.