Vatrat e zjarrit në ishullin grek Rodos, të cilat janë prezente që prej ditës së martë, kanë alarmuar pushuesit dhe banorët e zonës.
Sipas gazetës Protothema, rreth 1000 persona janë evakuuar nga zonat përreth dhe janë duke u transferuar në Kalathos. Po ashtu edhe turistët janë transportuar me varka.
Gjithashtu, 3 autobusë të Ushtrisë dhe një autobus i Forcave Ajrore janë vënë në dispozicion për evakuimin e civilëve.
Departamenti i zjarrfikësve u shpreh se situata është alarmante.