Mafia shqiptare më e rrezikshmja! Gangsetrët shqiptarë kontrollojnë kokainën nga Amerika Latine! Bandat shqiptare eliminojën rivalët! Këto janë disa nga titujt e artikujve që e paraqesin mafien shqiptare si ndër më të rrezikshmet në Europë e botë. Pak kohë më parë një funksionar i lartë i Europol i klasifikoi mafiozët shqiptarë mbi ata rusë.
Por, a është vërtetë kështu apo dikujt i intereson të krijojë një imazh të rremë për qëllime që nuk kanë të bëjnë realisht me kriminalitetin dhe studimin e tij? The Economist në një artikull me titullin titullin “Piranja nga Tirana” shkruan se mafia shqiptare është një situatë e fryrë e pabazuar në fakte reale.
“Ata nuk i përkasin një organizate të strukturuar me zakone dhe rituale të ngjashme me Cosa Nostra në Siçili apo Yakuza në Japoni. Shohim që shumë grupe të tyre punojnë të pavarura nga njëra tjetra” – thotë ndër të tjera një studiuese e kriminalitetit shqiptar e cituar në artikull.
Pjesë nga artikulli
“Pyetjes për të klasifikuar grupet e krimit të organizuar në bazë të rrezikshmërisë që paraqesin në Europë, një funksionar i lartë i agjencisë kundër krimit të organizuar në Europë, Europol vuri në krye mafiozët shqiptarë përballë atyre rusë.
Policia britanike konfirmoi rritjen e aktivitetit kriminal të këtyre grupeve në trafikun e qenieve njerëzore.
Grupe shqiptarësh dhe kosovarësh në Britaninë e Madhe janë akuzuar edhe për vrasje dhe torturime në rrugë për të kontrolluar trafikun e kokainës.
“Por, – thotë Jana Arsovska, që jep mësim në City University të Neë York dhe që ka studiuar kriminelët shqiptarë për 15 vjet – “mafia shqiptare” është një mit.
Pasuritë e pafundme dhe dhuna ekstreme e kriminelëve që vijnë nga Shqipëria dhe Kosova nuk nënkupton se ata i përkasin një organizate të strukturuar me zakone dhe rituale të ngjashme me Cosa Nostra në Siçili apo Yakuza në Japoni. Shohim që shumë grupe të tyre punojnë të pavarura nga njëra tjetra – thotë zonja Arsovska.
“Flasin shqip, por kjo nuk do të thotë se janë të lidhur në organizata në Shqipëri dhe nuk janë kurrë ekskluzivisht etnikisht vetëm shqiptare”
Janë disa arsyet se përse krimi i organizuar ishte i aftë të hidhte rrënjë të forta në Shqipëri pas rënies së komunizmit.
Shpërbërja në vitin 1991 e shërbimit sekret të njohur si Sigurimi la pa punë rreth 10 mijë agjentë të përshtatur me kriminalitetin. 7 vjet më pas, shembja e skemave piramidale që prekën mijëra persona të cilët futën aty kursimet e tyre shkaktoi trazira dhe hapjen e depove duke bërë që të binin në dorë të popullatës mbi 550 mijë armë të kalibrit të vogël të ushtrisë.
Ato ishin të nevojshme në konfliktet e hapura në Shqipëri, Kosovë, por dhe luftërat ballkanike duke pasur parasysh lidhjen e fortë mes kriminelëve, politikanëve dhe gueriljeve (me disa lojtarë që i kanë kaluar të trija rolet).
Në fund të viteve 90 sidomos Shqipëria veriore, ku besnikëria e klaneve ishte gjithmonë e rëndësishme u kthye në një vend të dhunshëm pa ligje, i copëtuar nga grindjet vrastare.
Megjithatë, ndërsa mafiozët individualë kishin emigruar, ka pak prova që bandat e formuara prej tyre në Ballkan të jenë përhapur në nivel ndërkombëtar të tipit “Cosa Nostra” apo si të një tjetër mafie italiane e njohur si “Ndrangheta”.
Shumë kriminelë të etnisë shqiptare u transformuan në të tillë vetëm pasi emigruan në Europë.
Të dhunshëm, të pamëshirshëm dhe të ashpër janë shumë më pak të sofistikuar se mafiozët e vërtetë.
Zonja Arsovska merr si shembull atë që ndodhi në Neë York me organizatën kriminale shqiptare “Rudaj”. Në vitet ’90 ishte kaq e pushtetshme sa disa e quanin “familja e shtatë kriminale” e qytetit.
Por ndërsa banda e Rudajt është në burg, të tjerët me origjinë italiane mbeten në aktivitet”.