Fotoja e një nëne dhe vajzës së saj që u shuan nga etja dhe uria në shkretëtirën në kufirin midis Tunizisë dhe Libisë po bën xhiron e botës. Fotoja është shkrepur ditët e fundit nga një gazetar libian dhe më pas u shpërnda nga Organizata të ndryshme joqeveritare. Në pamjet tragjike, nënë e bijë shtrihen të pajeta pranë njëra-tjerës në rërën e nxehtë, me trupat e tyre të djegur nga dielli. Dëshmitë e mbledhura nga OJQ-ja tregojnë se ata kanë mbetur pa ujë, ushqim dhe strehë në mes të shkretëtirës.
Postime te ngjashme
Add A Comment
