Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Petro Koçi jep dorëheqjen si nënkryetar në Komisionin e Edukimit: I zhgënjyer edhe nga deputetët e PS

21:50 / July 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
petro koci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti socialist Petro Koçi ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Edukimit, pas një përplasje të gjatë në lidhje me ligjin e Akademisë. Në një intervistë, Koçi shprehet i zhgënjyer nga qëndrimi i disa deputetëve të mazhorancës gjatë kalimit të ligjit në komision.

“Zoti Koçi, në ambientin parlamentar përflitet se ju kini dhënë dorëheqjen para disa kohësh nga pozicioni i nënkryetarit të Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik. I mbeteni akoma të njëjtit qëndrim pasi projektligji juaj tashmë kaloi në seancën parlamentare?

“Sigurisht që po. Në datën 11 Korrik në mbledhjen e Komisionit u shqyrtua projektligji i iniciuar prej meje dhe zotit Beqiraj. Një projekt që gëzonte mbështetjen e shumicës së komunitetit akademik. Në përfundim të mbledhjes unë deklarova dorëheqjen për dy arsye. E para sepse projektligji nuk u hodh në votim me manovrën e largimit të deputeteve të opozitës dhe reduktimt të prezencës deri në mungesë kuorumi. E dyta sepse disa kolegë të maxhorancës mbajtën qëndrime me ekuivok duke e mundësuar taktikën e opozitës për të rrëzuar kuorumin.  E konsiderova fyerje si sjelljen e opozitës ashtu edhe atë të kolegëve të mi. Unë nuk pres vota pro nga opozita, sepse as nuk dua të ndihen të kompromentuar. Por moslejimin e votimit nuk e pranoj. Kjo është kundër rregullores dhe normalitetit. Marrja e pushkëve politike kundër Gjinushit nuk mund të cenojë procedurën parlamentare. Prandaj deklarova dorëheqjen. Mendoj se ndodhi të tilla nuk mund të kalojnë pa pasoja. Dhe tërheqja ime nuk ka lidhje me fatin e një projektligji por me fatin e procedurës dhe rregullit parlamentar. Në pozicionin e anëtarit të thjeshtë nëpër komisione do kem sërish të njëjtin angazhim parimor. Edhe nëse për këtë dorëheqje nuk e vret njeri derrin në atë komision, për mua ka rëndësi qetësia e ndërgjegjies time politike.”- shkroi Koçi.

dorehiqet koci komisioni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.