Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mediat australiane akuzojnë mafien shqiptare për vdekjen e multimilionerit

11:32 / July 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Troy Kellett
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vdekja e dyshimtë e një multimilioneri australian ka ekspozuar edhe njëherë faktin se sa shumë është shtrirë mafia shqiptare. Troy Kellett, shef i një kompanie transporti, ra për vdekje nga një kontejner në portin Outer Harbor docklands në Adelaide mëngjesin e 9 korrikut.

Policia beson se vdekja e Kellett ishte një aksident, por nuk përjashtohen as dyshimet se mund të jetë vrarë qëllimisht.

Por gazeta ‘Sydney Morning Herald’ shkruan se mafia shqiptare mund të qëndrojë pas vdekjes së një Kellett.

Dyshohet se ai po kërkonte për një sasi droge, kur humbi jetën në mënyrë të dyshimtë. Gazeta australiane shkruan se agjencitë federale po hetojnë për një lidhje me mafian shqiptare. Sipas tyre, kjo mafie është e lidhur me një fluks në rritje të drogës në Australi.

Vdekja e 43-vjeçarit, erdhi pas zbulimeve që Kellett kishte shitur biznesin e tij të lidhur me bandat për 10 milionë dollarë, disa orë para se të ndërronte jetë.

“Ai u bë një multimilioner të premten dhe vdiq të dielën,” tha vëllai i Kellet.

Një mik i Kellett raportoi se ai kishte marrë një telefonatë urgjente për një kontejner transporti që do të transportohej nga Adelaide në Melburn.

Vdekja e tij ende ka mbetur mister, por hetimet po vijojnë për zbardhjen e saj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku: Qeveria plan të vjetër për përmirësimin e mënyrës sesi funksionon meritokracia në procesin e përzgjedhjes në administratë

22:40 / October 22, 2026

Rama mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për drejtimin e OKB-së: Një grua kalibri

21:39 / October 22, 2026

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

21:22 / October 22, 2026

Përse Berisha e mori lehtësisht kontrollin mbi protestën

21:00 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.