Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nën hetim 3 italianë dhe 3 shqiptarë, krijuan skema mashtrimi me TVSH-në me vlerë 1.3 milionë euro

12:30 / July 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Strukturat për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, me mbështetjen e Drejtorisë Kundër Krimit Ekonomik-Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit  kanë ushtruar kontrolle në Tiranë, në tre subjekte.

Nga kontrollet e ushtruara u gjetën, fiksuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dokumente të rëndësishme për hetimet. U sekuestruan gjithashtu 19 vula të subjekteve të ndryshme tregtare që dyshohet se janë mbajtur për të ushtruar aktivitetet kriminale nga këto subjekte. U këqyrën dhe u sekuestruan gjithashtu dokumente që kishin lidhje me subjektet në hetim, si dhe u kryen veprimet e nevojshme procedurale.

Nën hetim për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Dhënia e informacioneve të rreme”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” shtetasit: I. Q., E. B. dhe Z. K., shtetas shqiptarë; A. D., S. C. dhe S. C., shtetas italianë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar subjekte dhe kanë lëshuar fatura me TVSH fiktive, për shërbime konsulence, duke krijuar teprica kreditore, për të përfituar më pas rimbursim të TVSH-së.

Këto skema mashtrimi për të cilat dyshohen shtetasit e sipërpërmendur po hetohen për lidhjet me shtetasin italian V. R., i arrestuar dhe i dënuar në vitin 2009 dhe 2013, nga strukturat e policisë tatimore në Caltanissetta të Italisë, për “Mashtrim tatimor për miliona euro, e kryer nëpërmjet përdorimit të vazhdueshëm dhe metodik të faturave false, për mallra dhe shërbime të pakryera apo të kryera për shuma dukshëm më të ulëta”.

Gjithashtu është konstatuar përfshirja e subjektit të arrestuar nga autoritetet italiane në përvetësimin e rëndë, si dhe në rregjistrimin fiktiv të pasurisë V. R., duke shfrytëzuar rreth 11  kompani të ndryshme duke falsifikuar fatura për shërbime dhe/ose shitje mallrash të pa kryera dhe për t’u rimbusuar me TVSH.

Prokuroria, në bashkëpunim me Policinë Gjyqësore, do të thellojë hetimet duke bashkëpunuar dhe shkëmbyer informacion e ekspertizë me autoritetet italiane, për grumbullimin e provave, identifikimin e dokumentimin e të gjithë personave të përfshirë në këto skema mashtrimi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dorëheqjet në administratë/ A do të largohet Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën

21:58 / October 23, 2026

Turizmi ngadalëson ritmin/ Në shtator hynë 1.28 milionë të huaj, vetëm 2.1% më shumë se një vit më parë

20:38 / October 23, 2026

Dhuna e shkatërrimi në protestë/ Nga 310 arrestime vetëm 11 në burg e 11 arrest shtëpie, “të gjithë” detyrim paraqitje

19:35 / October 23, 2026

Nafta arrin në 114 dollarë për fuçi/ Rritet sërish, niveli më i lartë që nga maji

16:02 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.